Dhuna në “Elbasan Arena”, Tirana dhe Elbasani dënohen njësoj

26/11/2014 00:00

Komisioni i Disiplinës së Federatës Shqiptare të Futbollit, i mbledhur ditën e mërkurë, vendosi dënimin me 6 ndeshje pa tifozë për KF Elbasanin (brenda) dhe KF Tiranën (jashtë) pas trazirave që ndodhën në stadiumin “Elbasan Arena” ditën e dielë, gjatë ndeshjes Elbasani-Tirana të përfunduar me rezultatin 2-3.

Gjithashtu, të dyja klubet janë gjobitur me nga 200 mijë lekë të reja për dëmet që tifozeritë përkatëse i kanë shkaktuar stadiumit ku luan kombëtarja.

Ndërkohë, lojtari i Elbasanit, Xhulio Jaupi, është pezulluar 2 ndeshje për provokim të tifozerisë bardheblu.

Ja vendimet e Komisionit të Disiplinës:

•  KF “Elbasani”, per hedhje te sendeve te forta dhe flakadaneve ne fushen e lojes, duke shkaktuar akte dhune dhe nderprerje te perkoheshme te lojes, denohet me 6(gjashte) ndeshje pa tifoze ne stadiumin perkatese si dhe me gjobe me vlere 200.000(dyqindmije) leke, bazuar nenin 66/3.b te KDS. Gjithashtu detyrohet te  zhdemtoje demet e kryera nga tifozeria e saj ne sektorin perkates, referuar raportit te hartuar nga administrata e stadiumit “Elbasan Arena”.

•  KF “Tirana”, per hedhje te sendeve te forta dhe flakadaneve ne fushen e lojes nga tifozet e saj, duke shkaktuar akte dhune dhe nderprerje te perkoheshme te lojes,si veprim i perseritur nga ana e tifozerise se ketij ekipi,  denohet me zhvillimin e  6(gjashte) ndeshjeve pa pjesemarrjen e tifozeve te ketij ekipi ne ndeshjet qe ky ekip do te zhvilloje si ekip udhetues , bazuar ne nenin 66/3.b te KDS. Ky denim i shtohet denimit te dhene nga ky komision per zhvillimin e ndeshjeve pa tifoz nga ky klub ne fushen e tij. Ekzekutimi i ketij denimi nga klubet pritese, do te realizohet duke mos siguruar vendet e percaktuar ne stadium per tifozerine mike.

•  KF “Tirana”, per hedhje te sendeve te forta dhe flakadaneve ne fushen e lojes nga tifozet e saj, duke shkaktuar akte dhune dhe nderprerje te perkoheshme te lojes,si veprim i perseritur nga ana e tifozerise se ketij ekipi,  denohet me gjobe me vlere 200.000(dyqindmije) leke, bazuar nenin 66/3.b te KDS. Gjithashtu detyrohet te zhdemtoje demet te kryera nga tifozeria e saj ne sektorin perkates, referuar raportit te hartuar nga administrata e stadiumit “Elbasan Arena”.

•  Denimi i dhene ne pike 2 te ketij vendimi per  KF “Tirana”, i shtohet denimit te dhene ndaj KF “Tirana” per zhvillimin e ndehsjeve pa tifoze ne fushen e saj dhe si rast i perseritur i shkeljeve te renda,bazuar ne nenin 134 te KDS  ndalohet konvertimi i ketyre denimve sipas nenit 135 te KDS.

•  Lojtari i KF “Elbasani”, Xhulio Jaupi, per provokim te publikut , denohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 53 te KDS.  

Top Channel