BSH, interesi zbret në 2.25 përqind

26/11/2014 00:00

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të ulë normën bazë të interesit në një tjetër rekord historik, nga 2.5 në 2.25%.

Ky vendim, sipas bankës, synon të krijojë kushte më të mira për financimin e aktivitetit ekonomik për konsum dhe investime private.

Sipas bankës, kërkesa e ulët për financim është reflektuar në ecurinë e brishtë të kredidhënies, duke bërë që sinjalet pozitive të muajve të verës për një rigjallërim të kredisë të mos konfirmohen edhe për muajin shtator.

Teprica e kredisë për sektorin privat shënoi rënie nga një muaj më parë dhe një ngadalësim të rritjes vjetore në nivelin 2.1%.

Rigjallërimi i kredisë pritet të jetë gradual dhe në përputhje me rimëkëmbjen e aktivitetit ekonomik.

Këshilli Mbikëqyrës thotë se politika monetare do të vazhdojë të mbetet në kahun stimulues edhe gjatë tremujorëve në vazhdim.

Top Channel