NBA, Golden State i jep leksione Heats-ave

26/11/2014 00:00

Golden State “pushton” “American Airlines Arena” në Florida pasi mposhti Miami Heat në kampionatin e NBA. Skuadra e Warriors iu imponua nënkampionëve në parketin e tyre duke i mundur 114-97 për të regjistruar fitoren e gjashtë radhazi.

Ai që shkëlqeu në këtë ndeshje Stephen Curry që në 37 minuta aktivizim arriti të shënojë 40 pikë personale. Një paraqitje mjaft të mirë bëri edhe Clay Thompson me 24 pikë të shënuara. Për Miami, i vetmi që u shpëton kritikave është Chris Bosh, i cili shënoi 26 pikë dhe rrëmbeu 9 topa në tabelë, që gjithsesi nuk i shërbyen shumë skuadrws sw tij.

Denver Nuggets i shkakton humbjen e gjashtë sezonale Chicago Bulls. Në “Pepsi Center”, skuadra e Nuggets zhvilloi një ndeshje shumë të mirë duke e mbyllur atë me rezultatin 114-109. Për Bulls nuk mjaftuan 22 pikët dhe 11 topat në tabelë të Pau Gasol për të evituar këtë disfatë që e lë  skuadrën nga Ilinois në vendin e tretë në Konferencën e Perëndimit.

Në ndeshjet e thjera të NBA, Detroit Pistons u thye nga Milwakee Bucks 96-98, Sacramento Kings fitoi ndaj New Orleans 99-89 dhe Washington Wizards që humbi ndaj Atlantës 102-106.

Top Channel