Rusët zbulojnë pilulën që vonon plakjen

27/11/2014 00:00

Tingëllon si diçka nga një film fantashkencë, por një pilulë që vonon procesin e plakjes mund të bëhet realitet.

Shkencëtarët në Rusi po testojnë një formulë të re, për të cilën ata pretendojnë se vonon plakjen dhe shpresojnë se kjo do t’i mundësonte njerëzve të jetojnë deri në moshën 120 vjeçare. Aktualisht pilula është duke u testuar te minjtë, peshqit dhe qentë.

Shkencëtarët janë duke përdorur një ‘lloj të ri antioksidanti’ që ndikon në mitokondri, të cilët kanë funksion të prodhojnë energjinë qelizore dhe nga ku mendohet se shkaktohet procesi i plakjes.

Studiuesi Maxim Skulachev, pjesë e Universitetit Shtetëror të Moskës, ka thënë se pilula do të ndikojë në shumë sëmundje, të cilat do të zhvillohen më ngadalë.  

“Mitokondritë janë shkaktarë për shumë sëmundje në zemër, gjithashtu ndikojnë edhe te sëmundjet e Alzheimerit dhe të Parkinsonit”, tha Skulachev.

Top Channel