Cristiano, golashënuesi më i mirë në transfertë i Champions-it

27/11/2014 00:00

Me golin e shënuar ndaj Baselit, Cristiano Ronaldo ka barazuar 71 golat e Raul Gonzalezit në Champions League dhe është 3 gola larg Messit, i cili ndaj APOEL-it të martën shënoi një tregolësh duke kryesuar renditjen historike me 74 gola.

Duke qenë se Messi i ka shënuar golat e tij në 91 ndeshje, ndërsa Cristiano në 108, mediat sportive madrilene përpiqen të gjejnë rekorde të tjera që i mban sulmuesi portugez. Dhe e kanë gjetur një.

Cristiano Ronaldo është lojtari që ka shënuar më shumë gola në transfertë në Champions League. Ai ka shënuar 37 duke lënë pas argjentinasin e Barcelonës me 34. Në vend të tretë Ruud van Nistelrooy (24).

Top Channel