Angelina Jolie tregon këmbët

27/11/2014 00:00

Bëri bujë duke nxjerrë njërën këmbë në tapetin e kuq të çmimeve Oscar në vitin 2012 dhe tani Angelina Jolie ka nxjerrë të dyja gjymtyrët e saj të gjata në kopertinën e versionit rus të revistës ‘Interview’.

Fotoja e aktores 39-vjeçare vjen në një kohë kur ajo ka pranuar se po e mendon seriozisht një karrierë në politikë.

“Mund t’i futem politikës nëse do e shoh që mund të sjell me të vërtetë ndryshim”, tha të martën Jolie për ‘ITV News’.

Ylli hollivudian i është futur karrierës si regjisore dhe filmi i saj i fundit është ‘Unbroken’. Angelina ka deklaruar se kalimi nga aktrimi në regjisurë nuk ishte i lehtë.

“Nuk e dija se çfarë më priste. Isha gati, por kisha ende shumë për të mësuar”, tha aktorja për ‘Entertainment Weekly’.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel