Njihuni me Mia Grey-n, roli i parë i Rita Orës

27/11/2014 00:00

Është zbuluar familja adoptuese e Christian Grey në filmin ‘Fifty Shades of Grey’. Në disa foto të reja të publikuara të mërkurën janë prezantuar aktorët që do të interpretojnë përkrah protagonistëve kryesorë Jamie Dornan dhe Dakota Johnson.

Në njërën nga pamjet shihet Rita Ora, e cila interpreton motrën e Christian. Edhe pse do të ketë një rol shumë të vogël në film, ky interpretim do të shënojë hapin e parë në karrierën kinematografike të këngëtares shqiptare me origjinë nga Kosova.

Përveç Rita Orës, janë zbuluar dhe prindërit e Christian Grey: Carrick (Andrew Airlie dhe Dr. Grace Trevelyan Grey (Marcia Gay Harden).

‘Fifty Shades Of Grey’ do të shfaqet për herë të parë në Shën Valentinin e vitit 2015.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel