Rama “dorëzon” lejen për xhaminë

27/11/2014 00:00

“Përfundimisht ju merrni lejen e ndërtimit të xhamisë së re, që është po
aq e vërtetë sa ç’është e vërtetë shqiponja me dy krerë dhe përkrenarja
e Skënderbeut në kopertinën e kësaj dosje”. Me këto fjalë iu drejtua
Kryeministri Edi Rama kreut të Komunitetit Mysliman në momentin e
dhënies së lejes.

Ky ishte moment i shumepritur prej dy dekadash nga besimtarët myslimanë që bënë realitet dëshiren dhe nevojën e tyre për të patur nje momunent kulti njësoj si komunitetet e tjera.

Kreu i Komunitetit, Skënder Bruçaj tha se perpjekjet per ndertimin e Xhamisë së Madhe datojnë që në vitet ’30.

“Me lutje e dhjetëra, mijëra besimtarëve të Tiranës, si dhe më mbështetjen e Qeverisë shqiptare arritëm që t’i japëm fund pritjes shumëvjecare të besimtarëve, duke kurorëzuar të gjitha hallkat për ndërtimin e kompleksit të Namazgjasë”, tha Rama.

Ne u morem me kete çeshtje të Komunitetit Mysliman, – tha kryeministri Edi Rama, – pasi nuk e shikojme kete komunitet si depozite te mundeshme votash, por sepse per ne ishte dhe mbetet nje detyrim etik dhe njerezor.

“Qysh në ditën e parë të detyrës time si Kryeministër, me vullnetin e plotë dhe të shpallur të qeverisë sonë për të garantuar dinjitetin dhe integritetin e lirisë së besimit, për të gjitha komunitetet dhe me patjetër për t’i dhënë fund një kalvari të stërzgjatur për Komunitetin Mysliman lidhur me ëndrrën e penguar politikisht. Qysh në vitin 1993, si përtej llamarinave që e rrethonin truallin e Namazgjasë, sa herë që në horizont kishte zgjedhje politike, politika e la për dy dekada në mëshirë të fatit dhe në mes të rrugës”, tha Rama.

Se bashku me drejtues te Komunitetit Mysliman, Kryeministri Rama iu drejtua sheshit ku do te ndertohet Xhamia e Madhe.

“Nga sot edhe për publikun duhet vendosur projekti i ri që do të shfaqet. Në projektin e ri ka një park të madh publik dhe nuk është vetëm që nga një pallat me xhami, kaluam në një xhami pa pallat, po në vend të pallatit do të ketë një park publik për qytetarët”, tha Rama.

Projekti parashikon ndertimin e kompleksi multifunksional ne perberje te cilit eshte xhamia,nje qender kulturore, perfshi Muzeun e pare Islam ne Ballkan.

Top Channel ka mesuar se ne ditet ne vijim pritet zhvillimi nje mbledhje nga Komunitetit Mysliman per vendosjen e dates se nisjes se punimeve. Krahas gadishmerise se shtetit turk per kontribut financiar ne kete ndertim tani qe leja u dha do te jene edhe shume besimtare shqiptare qe do te kontribuojne financiarisht.

Top Channel