Bulqizë, shembet masivi i kromit, vritet minatori 28-vjeçar

27/11/2014 00:00

Një minator vetëm 28 vjeç humbi jetën të enjten në galeritë e minierave
të kromit në Bulqizë. Ndërkohë një 26-vjeçar është plagosur gjatë
gërmimit me kazma e lopata për të rrëzuar një masiv kromi që i ka zënë
nën vete dy të rinjtë.

Ngjarja ndodhi ne galerine 41, kur Leonard Shabani dhe kolegu i tij Ramiz Çupi punonin per nxjerrjen e kromit. Koleget e tyre degjuan shembjen dhe nxituan duke mundur te nxjerrin nga rrenojat 26-vjeçarin e plagosur ne krah, pas nje ore pune duke germuar eshte nxjerre i pajete 28-vjeçari Leonard Shabani. Ata punonin per nje kompani te vogel qe nxjerr krom ne kete zone, e cila e gjitha i eshte dhene me koncesion kompanise ACR.

Ne zonen krombajtese te Bulqizes veprojne legalisht ilegalisht dhjetra kompani te cilat me mjete minimale pune, me kushte sigurie shume te ulet punojne per te nxjerre krom e me pas per t’ia shitur eksportuesve. Fitimet e medha nga kjo industri kane qene shkaktare edhe per perplasje te armatosura mes grupeve. Se fundmi u fol per nje kontroll te kesaj pasurie kombetare ne Bulqize por pamvaresisht shkresave dhe urdherave ne galerite e Bulqizes ku minatoret punojne ne kushte mesjetare vdekjet vazhdojne.

Top Channel