Greqia është paralizuar këtë të enjte nga një grevë e përgjithshme, e
gjashta brenda këtij viti, që kanë shpallur sindikatat e sektorit
shtetëror dhe atij privat, të cilat kundërshtojnë masat e reja
financiare që parashikon projektbuxheti i vitit 2015 që ka çuar Qeveria
në Parlament për aprovim.

Shumica e sherbimeve publike do te jene te mbyllura, spitalet do te punojne me personel sigurie vetem per rastet urgjente, probleme do te kete edhe ne sherbimet bankare.Gjithashtu mjetet e sherbimit urban do te punojne vetem per disa ore te caktuara te dites e po ashtu edhe trenat. Rreth 170 fluturime  ka anulluar vetem kompania kryesore ne vend të Egjeut dhe disa dhjetera te tjera kompanite e tjera ajrore.

Ne greve marrin pjese edhe marinaret keshtu qe gjithe anijet e udhetareve kane hedhur spirancen ne porte. Ne qytetet me te medha te vendit sindikatat organizojne protesta te fuqishme.

Greva e pergjithsme zhvillohet ndersa ne Paris negociatat e deritanishme midis perfaqesuesve te qeverise dhe eksperteve te troikes kane shkuar ne udhekryq, pasi huadhenesit kerkojne reduktim te metejshem te pensioneve dhe rritjen e disa taksave.

Kjo mosmarreveshje shkakton tronditje brenda qeverise se koalicionit  e cila ka vetem dy muaj te binde me shume se 25 deputete , te cilet se bashku me 155 ligjvenesit e shumices paralmentare qe mbeshtet kryeministrin Samaras, te votojne per  zgjedhjen e presidentit te ri te Greqise ne muajin shkurt, perndryshe vendi do te shkoje ne zgjedhje te parakohshme.

Top Channel