Rama: Rriten vetëm 3 taksa, nuk ndikojne tek qytetarët

27/11/2014 00:00

Votim i buxhetit nen për nen u parapri nga një fjalim i shefit të
Qeverisë kryesisht në përgjigje të akuzave të opozites për rritje
taksash.

“Ata që flasin për rritje taksash bëjnë propagandë dhe i besojnë propagandës bazuar në parimin ‘shpif-shpif se diçka mbetet’, ndërsa ata që ankohen për rritje taksash, janë ata që nuk paguajnë taksa”, tha Rama.

Jane vetem tre taksa qe rriten, – tha Kryeministri,- ajo e qarkullimit qe nuk ndikon ne buxhetet familjare, ajo e duhanit qe Qeveria do ta rrise serish, si mase për lënien e tij nga qytetaret dhe taksa për depozitat që nxit investimet. Ai numëroi 15 taksat e tjera që ulen dhe që do të ndikojne pozitivisht te sipërmarrja dhe fermeret.

Si garanci e rruges se drejte qe po ndjek Qeveria, ai permendi driten jeshile të FMN-së.

Rama: Jane akumuluar 60 milionë euro, do të fillojë likujdimi

Ndersa pjesen me te madhe te fjalimit te tij, Kryeministri ia kushtoi operacionit ne sektorin energjitik, kur njoftoi se do te nise edhe ketu shlyerja e borxheve ndaj prodhuesve private.

Bankat e nivelit te dyte jane ofruar per shlyerjen e gjysmes se borxhit te lene nga Qeveria paraardhese prej 60 milione eurosh, me garancine se te vijohet operacioni i mbledhjes se te ardhurave ne kete sektor.

“Shlyerja nga prodhuesit privatë është vendosja e prodhimit vendas, në funksion të liberalizimit të tregut dhe në funksion të zgjedhjes së biznesve private për ta marrë energjinë nga ku ata do të dëshirojnë me çmime konkurrenciale. Kjo është reforma. Nuk ka asnjë tërheqje, nuk ka asnjë falje, nuk ka asnjë lëvizje nga rruga jonë për të mbledhur mbrapsht të gjitha detyrimet që i kanë sektorit elektroenergjitik të gjithë ata që kanë bërë pallë në kurriz të të tjerëve”, tha Rama.
 
Nuk do te kete falje as per konsumatoret familjare qe ne vite kane grumbulluar fatura te papaguara te energjise, por Qeveria do t’ju ofroje nje mekanizem te shlyerjes se tyre.

“Do të jetë një menakizëm që në të gjitha rastet do të favorizojë pagimin jo mospagimin, favorizojë ngrutjen drejt arkës, jo pritjes, do të favorizojë ata që janë gati të japin më shumë në momentin e parë. Na duhet të konfirmojmë që Shqipëria tjetër është plotësisht e mundshme”, tha Rama.

 

Top Channel