Protestat në Ferguson

27/11/2014 00:00

Nuk do të ketë rigjykim të çështjes së Michael Broën-it, adoleshenti me ngjyrë i qëlluar për vdekje në St. Louis të Shteteve të Bashkuara nga një polic i bardhë, ndonëse ishte i paarmatosur.

Guvernatori i Misurit i ka refuzuar thirrjet që një juri e dytë të vendoste nëse duhet ngritur apo jo akt-padi ndaj Darren Ëilson-it. Për dy ditë rresht, lagjia periferike e St. Lous-it ka qenë skenë protestash të dhunshme, të cilat u përhapen më pas edhe në 12 qytete të tjera.

Shkak i indinjatës u bë fakti që juria e parë nuk ngriti akuzë zyrtare për vrasje, siç kërkonte komuniteti i zonës së dominuar nga afro-amerikanë. Të mërkurën megjithatë, vala e demonstratave ra disi, pasojë kjo sa e reshjeve të dëborës, ashtu edhe e përgatitjeve për festën e Falenderimeve.

Megjithatë, një grup protestuesish kanë vazhduar të qëndrojnë në vendin ku 18-vjeçari u qëllua për vdekje. Familja e Broën-it tha se ishte “e dërrmuar” nga vendimi që shkaktoi menjëherë debate mbarëkombëtare mbi raportin mes komuniteteve me ngjyrë dhe zbatimit të ligjit. I ati i adoleshentit deklaroi se personaliteti i të birit ishte kryqëzuar nga avokatët, të cilët u përpoqën me çdo kusht ta nxirrnin si një person problematik për të justifikuar kësisoj veprimin e agjentit të policisë.

Pavarësisht valës së zemërimit që episodi ka shkaktuar në popull, një zëdhënës i guvernatori Jay Nixon e bëri të qartë se ai nuk e mbështet idenë e angazhimit të një prokurori të posaçëm për t’ia paraqitur çështjen një jurie të re. Më herët, Nixon ishte shprehur se shtimi i pranisë së Gardës Kombëtare në Ferguson, të trefishuar natën e së martës nga 700 në 2.200 trupa, ka qenë një ndihmesë e madhe.  

Guvernatori shtoi se do të vazhdojë ta monitorojë nga afër situatën për të parë nëse do të paraqitet nevoja e përforcimeve të tjera.

Top Channel