Shpëtim Gjika i pafajshëm, Gjykata: Prokuroria nuk provoi akuzat

27/11/2014 00:00

Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika dhe katër të akuzuarit e
tjerë u shpallën të pafajshëm për akuzat e shpërdorimit të detyrës,
lidhur me dhënien e lejes së ndërtimit për disa objekte për të cilat
dyshohej se kishin ndërhyrë në procesverbalin e mbledhjes së KRT-së.

Këtë të enjte morën pafajësinë katër të pandehurit e prokurorise bashke me Gezim Feten, të cilit iu pushua çeshtja duke qene se ka nderruar jete gjate ketij gjykimi. Po ashtu, Gjykata Penale shpalli heqjen e mases se sekuestros preventive mbi objektet në ndërtim, që konsideroheshin të paligjshme nga Prokuroria.

Mes të tjerave në vbendimin e zbardhur, gjyqtari i cështjes Arben Micko argmentoi se perse dha pafajesi per te pandehurit e prokurorise se Vlores. Arsyeja kryesore, sipas gjyqtarit prokuroria nuk ia doli mbane te sjelle prova qe vertetojne se te akuzuarit kane konsumuar veprën penale të falsifikimit të dokumentave e po ashtu edhe se Prokuroria eshte e dyjëzuar ne qendrimin e saj per te pandehurit.

Në vendimin prej 58 faqesh të Top Channel disponon, Micko shprehet se faktet e paraqitur nga Prokuroria nuk e çojne Gjykaten ne konkluzionin se veprimet dhe mosveprimet e kryebashkiakut te Vlores, Shpetim Gjika e po ashtu edhe te punonjeses së Bashkisë, Eleni Dardha plotesojne elementet e falsifikimit te dokumenteve.

Gjate gjykimit prokuroria nuk solli asnje prove te drejtpedrejte, thote gjykata, qe te vertetonte faktin se ne procesverbalet e dy prej mbledhjevev të KRRT-së te jene bere shtesa ne nje kohe te mevonshme. Nuk mund te konkludohet thote gjykata ne falsifikim, vetem sepse ne pasqyrimin e vendimit per leje ndertimi largesia mes rreshtave eshte me e vogel se rreshtat e tjere te te njejtit procesverbal.

Kjo, pasi ne fund te dokumentit pjesëmarrësit kane hedhur firmat dhe se ata konfirmuan para gjykates se ne te dyja rastet jane marre keto vendime. Edhe shumica e deshmitareve ne kundërshtim me qendrimin e prokurorise, deklaruan thote gjykata se eshte diskutuar çeshtja e dhenies se lejes se ndertimit dhe se ne fund eshte marre vendimi perkates.

Faktet e Prokurorise thekson gjykata mbeten ne kuadrin e hamendesimeve e si te tilla nuk duhen konsideruar. Gjykata kujton se prokuroria ne asnje moment gjate gjykimit nuk provoi se perse dhe me c’qellim te pandehurit Gjika dhe Eleni Dardha jane perfshire ne kete sipermarrje kriminale. Gjykata konkludon se jo vetem qe nuk provohet se te pandehurit kane bere shtesa ne dokument ne nje kohe te mevonshme, por edhe ato qe provohen thuhet me tej siç eshte mos respektimi rigoroz i procedurave ne dhenien e lejeve  perbejne shkelje te natyres administrative dhe jo penale.

Top Channel