Një fondacion bamirës amerikan ka publikuar disa video ku tregohen efektet e tmerrshme të drogës te përdoruesit e saj. Ndryshe nga fotot e zakonshme “para dhe pas”, klipet tregojnë degradimin gradual të personave të varur nga substancat e ndaluara.

Projekti me emrin “Fytyra e varësisë” është realizuar nga rehabs.com dhe përfshin 13 persona emri i të cilëve nuk bëhet i ditur, të cilët janë arrestuar për arsye të ndryshme që kanë lidhje me droga si kokaina apo heroina.

“Varësia ndaj drogës bën që njeriu të humbë familjen, miqtë apo shtëpinë. Këto pamje tregojnë se humbet edhe fytyrën”, thotë një zëdhënës i fondacionit.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel