Banda e falsifikimit të parave

27/11/2014 00:00

Shqipëria është mes vendeve, ku ka shtrirë aktivitetin e saj një organizatë e specializuar në falsifikimin e parave, e që konsiderohet më e madhja në botë.

Hetimet dyvjeçare të forcave italiane të rendit çuan në arrestimin e 56 personave, anëtarë të “Napoli Group”, një organizatë që përfshinte 11 grupe falsifikuesish, secili me detyra specifike, që nga shtypja e deri te depozitimi, transporti dhe dorëzimi i kartëmonedhave false.

Llogaritet që kjo organizatë është përgjegjëse për rreth 90% të parave false, që qarkullojnë në botë, duke shkaktuar shqetësim edhe në Bankën Qendrore Europiane.

Përveç Shqipërisë, janë prekur në mënyrë të veçantë nga ky fluks parash false edhe Franca, Spanja, Gjermania dhe Bullgaria. Nga hetimet ka dalë se specialistë të kësaj organizate ishin në lidhje me eksponentë të grupeve të huaja, të cilëve u jepnin edhe leksione për falsifikimin jo vetëm të parave, por edhe të kuponave të llotarive dhe të pullave tatimore.

Top Channel