PD: Kush vjedh më shumë bëhet drejtor. Reagon PS

27/11/2014 00:00

Partia Demokratike këmbëngul se edhe pasi provoi me fakte që drejtori i
Operatorit të Shpërndarjes në Lushnjë vidhte dhe nuk e paguante
energjinë, ai vazhdon të jetë në detyrë.

Sipas Partise Demokratike ky rast tregon dy standardet qe Qeveria zbaton per vjedhesit e energjise.

“Të pamundurit, ata që nuk paguajnë dot 10 mijë lekë drita se nuk kanë punë, se nuk kanë mundësi të ushqejnë fëmijët, kjo qeveri i con në burg. Ndërsa hajdutët e mëdhenj me biznese nga pas, Edi Rama dhe Ilir Meta i bëjnë drejtorë të energjisë. Në vend të ndjesës dhe nxjerrjes para ligjit të përgjegjësve të këtij skandali, Edi Rama sulmoi opozitën. Edi Rama mashtroi kur tha se drejtori i Lushnjes ishte shkarkuar nga puna një javë më parë”, tha deputeti i Partisë Demokratike, Luciano Boci.

Por Operatori i Shperndarjes publikoi dy dokumenta qe provojne, i pari pezullimin e drejtorit te Lushnjes nga detyra ne 3 nentor dhe dokumenti i dyte, me 24 nentor, largimin e tij perfundimtar.  Ne dokumentin e dyte thuhet se nga verifikimet e kryera, drejtori i Lushnjes nuk ka paguar energjine per gati nje vit dhe eshte faktuar se ai ka nderhyre ne sahat per te ulur sasine e energjise se konsumuar.

Operatori i Shperndarjes i ben thirrje Partise Demokratike te heqe dore nga genjeshtrat dhe te mbeshtese operacionin kombetar per te eliminuar vjedhjen e energjise elektrike.  

Balla: Xhelal Mziu s’paguan energjinë

Ndërkaq, deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla denoncoi kryebashkiakun e Kamzës, Xhelal Mziu, se nuk paguan energjinë e institucionit, por edhe të shtëpisë së tij. Duke folur në seancën parlamentare, Balla tha se, pikërisht pse nuk dëshiron të paguajë Mziu protestoi të shtunën kundër qeverisë.

“Familja e Xhelal Mziut ka pa paguar deri dje 1 milion e 139 mijë e 397 lekë. Lista e abonentëve në vartësi të Bashkisë Kamëz, përfshirë bashkinë vetë, ka debit drejt shtetit dhe OSHEE-së 436 milionë e 523 mijë e 766 lekë. Ja dhe paratë e papaguara të Xhelalit, që bashkë me Lulin dhe Saliun bërtisnin të shtunën se nuk duam të paguajmë energjinë elektrike, prandaj dhe duam të rëzojmë qeverinë”, deklaroi Balla. 

Top Channel