Mustafa: Marrëveshja firmoset javën e ardhshme

27/11/2014 00:00

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa bën të ditur përmes një statusi në Facebook se sot është takuar me kryetarin e PDK-së Hashim Thaçi, me të cilin ka biseduar lidhur me progresin e grupeve të punës për harmonizimin e programit qeveritar dhe për ndarjen e përgjegjësive.

Marrëveshja për qeverisjen, sipas tij, pritet të nënshkruhet javën e ardhshme.

“Është bërë një punë e rëndësishme në përcaktimin e raporteve të bashkëpunimit, në mënyrë që qeverisja të jetë e qëndrueshme dhe efikase. Marrëveshja pritet të nënshkruhet në fillim të javës së ardhshme. Me marrëveshje do të bëhet edhe ndarja e përgjegjësive, përfshirë edhe fushat e caktuara të qeverisjes. Pas kësaj do të pasojnë konsultimet e brendshme për caktimin e kabinetit qeveritar”, njoftoi Mustafa.

Top Channel