BE akordon 17,8 milionë euro për projekte në Shqipëri

27/11/2014 00:00

Në kuadër të fondeve IPA-s të BE-së, Shqipëria ka përfituar 17.8 milionë euro.

Për Qeverinë shqiptare marrëveshja u firmos nga ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha, ndërsa për BE-në nga Yngve Ernstroem.

‘Ky fond,- tha ministrja Gjosha, – do të përdoret për drejtësinë, bujqësinë,  admiministratën publike, punësimin dhe transportet’.

Shefi operacioneve në delegacionin e BE-së në Tiranë, Ernstroem deklaroi se për herë të parë këto fonde do të menaxhohen nga vetë Qeveria shqiptare dhe jo si në të shkuarën kur alokoheshin nga delegacioni BE-së.

Top Channel