Humb jetën punëtori i ndërtimit

27/11/2014 00:00

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan gjatë mesditës së të enjtes, ku një punonjës ndërtimi ka humbur jetën.

Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet H. L., rreth të 50-ave, i cili ka rënë nga një lartësi e konsiderueshme e pallatit ku po punonte, mësohet prej 7 katesh, dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Nga raportimet e para mësohet se punonjësi e ka pasur kaskën mbrojtëse në kokë, por lartësia e madhe prej nga ka rënë, ka bërë që ai të mos i shpëtojë dot humbjes së jetës.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për incidentin me pasojë vdekjen e punonjësit.

Top Channel