Spanjë, dorëhiqet ministrja e Shëndetësisë

27/11/2014 00:00

Ministrja spanjolle e Shëndetësisë, Ana Mato, dha dorëheqjen, pas akuzave të një gjyqtari se ka përfituar prej pagesave të jashtëligjshme.

Ish-bashkëshorti i saj, Jesus Sepulveda, u gjet të kishte lidhje me një aferë korrupsioni, një skandal që ka përfshirë Partinë Popullore në pushtet.

Skema korruptive detyroi kryeministrin Mariano Rajoy të kërkonte publikisht ndjesë, pasi disa anëtarë të partisë së tij përfunduan në pranga.

Edhe pse zyrtarisht, ndaj Mato-s nuk është ngritur asnjë akuzë e ajo vetë nuk është lidhur me ndonjë shkelje, ministrja deklaroi se po largohet për të mirën e qeverisë.

Top Channel