Po shkoj në takimin e parë. Si të sillem?

27/11/2014 00:00

Nuk ka rregulla për një takim të parë, kur ai është vërtet i pari për të qenë i suksesshëm, por ka disa mënyra, që mund ta bëjnë më të lehtë.

– Ji i respektueshëm: Vajzat dëshirojnë të ndiejnë, që ty të intereson ajo si person, jo si objekt.

– Ji vetvetja: Ajo ka vendosur të dalë me ty, dhe jo me një djalë tjetër, ndaj kjo e ka një arsye.

– Të jesh kavalier: Ofrohu të mbash librat e saj, hapi derën e makinës dhe drejtoju prindërve të saj me “Zoti” dhe “Zonja” kur t’i takosh ata.

– Vishu me stil, sipas moshës: Nuk keni përse të dukeni si një burrë i rritur, veshja duhet t’u përshtatet, të jetë e pastër dhe e hekurosur.

– Bëj një bisedë dinamike: Mos flisni vetëm për veten. Mos e monopolizoni bisedën, por pyeteni se cilat janë interesat e saj, pasionet, miqtë që kanë më shumë rëndësi për të…

– Bisedo me të: Ndaj me të disa nga interesat e tua për librat, apo muzikën… Kjo është një mënyrë e mirë për të hyrë në bisedë.

– Bëji komplimente: Thuaji se sa bukur duket, por edhe për gjëra të tjera, për shembull sa e mirë është në sporte, apo art…

– Ofrohu të paguash: Kjo i bën vajzat të ndiejnë se ti pëlqen më shumë atë, se sa lekët. Nëse ajo vendos të ndani faturën, mos e merr përsonale, por bëj atë që mendon ajo.

– Reago: Nëse ajo nuk po përfshihet gjatë takimit, nuk do ta kapni për dore kur ju afroheni, ose duket e mërzitur, shoqërojeni atë për në shtëpi.

– Buzëqesh: Kjo i tregon asaj se po kaloni bukur me të.

Por, edhe nëse kështu nuk funksionon, çdo gjë është në rregull, pasi duhet mjaftueshëm praktikë, që takimi të shkojë shumë mirë.

Top Channel