“Gabimet” që nuk duhet t’i bëjmë në takimin e parë

27/11/2014 00:00

Emocionet e takimit të parë, përpjekjet për t’u dukur sa më të bukur e inteligjentë, shpesh nxjerrin pikërisht të kundërtën.

Ndaj dhe, studiuesit e sjelljes na këshillojnë që të jemi vëzhgues të mirë e të shmangim disa situata, që mund të na kthehen në “bumerang”. Si për shembull:

– Nuk duhet të qëndrojmë pa argumente.

Biseda, sigurisht varet nga të dy, por zotëria në këtë mes është ai! Është detyra e tij, që gjatë gjithë mbrëmjes të nisë biseda të reja. Nuk duhet të flisni shumë për veten, e mbi të gjitha duhet të zhvilloni një bisedë dinamike, e jo të bëni monolog mbi një temë të caktuar.

– Nuk duhet të flisni gjatë mbrëmjes për persona të gjinisë tjetër.

Të shmangësh heshtjen është mirë, por jo të flasësh për gjëra të papërshtatshme, si për një ish, për nënën, apo për motrën. Femra nuk duhet të flasë për ish-të dashurin, apo që babai është heroi i saj.

– Nuk duhet të thoni gënjeshtra.

Sado e vogël të jetë gënjeshtra në takimin e parë, ajo do ndikojë mjaft tek e ardhmja. Nuk mund të merrni përsipër të thoni se dini gjithçka, sepse kjo nuk është një gjë që do t’iu shtojë pikë.

– Nuk duhet të pini shumë.

Meshkujt duhet të lënë femrën të zgjedhë pijen që do të konsumohet, dhe asnjëri nga të dy nuk duhet ta teprojë. Askujt nuk i pëlqen një person, që harron emrin tënd apo nuk qëndron dot në këmbë prej pijes.

– Nuk duhet të ftoni dikë tjetër në tavolinë.

Cilatdo qofshin rrethanat, mos bëni dikë tjetër pjesë të këtij takimi. Është një veprim që fyen personin tjetër.

– Nuk duhet të rrini as këmbëkryq dhe as duarkryq.

Mbi të gjitha duhet ruajtur kontakti “sy më sy”. Por, jo ta fiksoni personin që keni përballë, pasi kjo do ta frikësonte.

– Nuk duhet t’i kushtoni rëndësi telefonit.

Nëse bie, mundohuni të mos bëni bisedë të gjatë dhe mos informoni mikeshat apo miqtë tuaj pas çdo veprimi.

– Nuk duhet të paguani llogarinë, pa e diskutuar më parë.

Do të ishte një gjest fisnik nga ana e mashkullit të paguante, por që nuk do të kishte asgjë të keqe nëse do të ishte femra, ajo që dëshiron ta bëjë. E rëndësishme është që gjesti të jetë spontan.

– Nuk duhet të nxitoni.

Në fund, ai do të përpiqet t’iu puthë. Ai duhet ta kuptojë që duhet të jeni ju, ajo e cila e dëshiron kontaktin me të. Nëse është dikush që duhet ta marrë guximin, ndonëse tërthorazi, të shprehë se ka ardhur momenti i kontaktit fizik, ajo jeni ju. Nëse e bën ai i pari, do të thotë që kërkon t’i bëjë gjërat në mënyrë të nxituar.

Top Channel