Zëri magjik i Jennifer Lawrence

27/11/2014 00:00

Në filmin e radhës të “Hunger Games”, Jennifer Lawrence, përveç aktrimit i është dashur edhe të këndojë si pjesë e skenarit.

Personazhi i saj në film, Katnis këndon “The hanging tree”,  njërën prej kolonave zanore të “The Hunger Games: Mockingjay – Part 1”.

Teksti është i “The Lumineers” dhe kompozuar nga James Newton Howard (kliko për ta dëgjuar). Ideja fillestare ishte të jepte efektin e dëshiruar në film, por zëri i Jennifer Lawrence ka shkuar përtej. Aktualisht kënga ndodhet në vendin e 29 në rënditjen britanike dhe kjo ishte e paparashikuar edhe për vetë autorët e filmit.

Talenti dhe zëri më siguri do t’i ofronin një të ardhme të suksesshme në botën e muzikës, por për vetë J-Law kjo as që bëhet fjalë dhe këtë e rrëfen vetë regjisori i filmit, Francis Lawrence.

“Me siguri tani thotë që ishte dita më e keqe e jetës së saj dita kur e detyrova të këndojë. Ishte e tmerruar nga fakti që do këndonte, madje qau pak në mëngjes, megjithatë këndoi dhe këndoi gjithë ditën, këndoi bukur. Ishte fantastike!”, thotë ai.

Top Channel