Shumë persona mendojnë se, të dalësh në një takim në moshën 20-vjeçare është një nga gjërat më të vështira. Kjo, për disa arsye: Duhet të gjesh patjetër dikë shumë tërheqës, të jetë beqar; dhe jo thjesht beqar i mbetur i tillë së fundmi, por dikush që e ka hedhur pas shpine – edhe nga ana sentimentale – dashurinë e fundit.

Dhe çdo 20-vjeçar, sigurisht që përfytyron se eksperienca e grumbulluar ndër vite, me takime e histori të ndryshme, do ta bënte më të lehtë një takim dashurie në moshën e të 40-ave.

Por, nuk duket të jetë aspak kështu. Kur mbërrin te të 40-at, e kupton se takimet e para në moshën 20-vjeçare ishin shumë më të lehta. Edhe kjo për disa arsye:

Së pari, sepse 20-vjeçarët nuk kanë druajtje për intimitet dhe, sigurisht, gjërat i bëjnë më të thjeshta për të funksionuar. Me një 40-vjeçar ose 40-vjeçare, një takim i parë nuk është shumë i lehtë.

Të gjendur në një bar, koha e flirtimit mbushet me gota alkooli dhe, kur vjen momenti për të ftuar tjetrin për një gotë, nuk je më në gjendje të menaxhosh situatën për shkak të pijes.

Në takimet e para, shpesh gjen përpara vetes një person me eksperiencë jetësore dhe me ide të qarta për atë çfarë kërkon.

Gratë kanë tendencën për t’i parë detajet me lupë, ndonjëherë edhe duke i ekzagjeruar, ndërsa burrat si gjithmonë i duan gjërat më pak të komplikuara.

Disa, në këtë moshë, nuk janë në kërkim të dashurisë së jetës, por të dikujt që i bën të ndihet mirë kur kalon kohë në shoqërinë e tjetrit.

Por, ndryshe nga 20-vjeçarët, ata që i kanë kaluar të 40-at, duan që marrëdhënia të marrë shumë shpejt përmasa serioze.

Top Channel