Lezhë, pranga ish kreut të Kadastrës

27/11/2014 00:00

Policia e Lezhës arrestoi shtetasin Shan Gërdhata, ish-drejtues i Zyrës së Kadastrës i shpallur më herët në kërkim.

Ai akuzohet për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentacioni gjatë periudhës kur drejtontë Zyrën e Kadastrës.

Gërdhata u arrestua në një lokal në Balldren, ndërsa policia vijon punën për dokumentimin e plotë të të gjitha shkeljeve prej tij dhe më pas dorëzimin e dosjes në gjykatë.

Top Channel