Ndërsa aktivitetet dhe ceremonitë zyrtare do të zhvillohen sot në qytetin e Vlorës në kuadër të 102 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, atmosfera ka filluar të ndjehet nëpër botë prej disa ditësh kudo që jetojnë shqiptarë.

Pjesëtarë të shoqatës shqiptaro-kanadeze ngritën flamurin shqiptar përpara godinës së Parlamentit në Ontario për të shtatin vit radhazi, ku të pranishëm ishin edhe personalitete kanadeze si edhe përfaqësues të komunitetit shqiptar që jetojnë atje.

Gjatë këtij eventi u nderuan 12 personalitete brenda dhe jashtë Kanadasë, ndërsa për herë të parë u shpall edhe muaji i “Trashëgimisë shqiptare” me pjesëmarrjen e ministrave dhe deputetëve kanadezë, të cilët vlerësuan komunitetin shqiptar që jeton në këtë vend.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel