Hollande do të vizitojë Guinenë e prekur nga Ebola

28/11/2014 00:00

Presidenti francez, Francois Hollande do të vizitojë të premten Guinean, duke u bërë udhëheqësi i parë perëndimor që viziton një prej shteteve të prekura nga virusi vdekjeprurës i Ebolas.

Ai do të japë një mesazh solidariteti në Guine, ku më shumë se 1200 kanë vdekur nga Ebola. Franca ka premtuar 100 milionë euro për të ndihmuar në trajtimin e sëmundjes, duke hapur disa qendra të kujdesit shëndetësor në Guine.

Sipas agjencisë së lajmeve AFP, gjatë vizitës njëditore, Hollande do të vizitojë një qendër të kujdesit shëndetësor dhe do të marrë pjesë në një tryezë të rrumbullakët, ku do të diskutohet mbi Ebolan.  

Një javë më parë, Organizata Botërore e Shëndetësisë e vlerësoi si të qëndrueshme situatën aktuale në shtetet e Afrikës Perëndimore.

Më shumë se 5400 njerëz kanë vdekur nga Ebola në Guine, Sierra Leone dhe Liberi.  

Top Channel