Thaçi: 28 Nëntori, ngjarje e madhe historike

28/11/2014 00:00

Edhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi u është bashkuar urimeve me rastin e Ditës së Pavarësisë, të cilën përmes një postimi në Facebook ai e ka quajtur “një ngjarje të madhe historike”.

“Sot bashkatdhetarët tanë kudo që jetojnë festojnë një ngjarje të madhe historike, Ditën e Flamurit, Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë. Kjo ngjarje ka frymëzuar dhe kultivuar gjerësisht ndjenjën dhe idenë e lirisë për vite me radhë edhe në viset e mbetura jashtë Shqipërisë së 28 Nëntorit 1912”, është shprehur Thaçi.

“Shqipëria sot feston 102-vjetorin e Pavarësisë, me pozicionin më të mirë politik, diplomatik dhe perspektivë të qartë euro-atlantike. Gjithë qytetarëve shqiptarë, kudo që jetojnë, urime Dita e Flamurit Kombëtar, urime Dita e Pavarësisë së Shqipërisë!”, ka uruar Thaçi.

Top Channel