Peshëngritje, Pulaku kampion Evrope në shtytje

28/11/2014 00:00

Pas Daniel Godellit dhe Romela Begajt, peshëngritja shqiptare sjell 3 medalje të tjera, mes të cilave 1 ari dhe 2 argjendi.

22-vjeçari Hysen Pulaku, i cili rikthehet në një aktivitet ndërkombëtar pas pezullimit në Lojrat Olimpike Londër 2012 për shkak të përdorimit të substancave të ndaluara, u shpall kampion Europe në stilin e shtytjes me 203 kg.

Në stilin e shkëputjes, Pulaku ngriti 166 kg, 1 kg më pak se rusi Sajakov i cili mori medaljen e artë. Në dygarësh peshngritësi shqiptar zuri vendin e dytë me 369 kg në total, duke marrë një tjetër medalje argjendi.

Top Channel