Shkodër, festohet Dita e Pavarësisë. PD kujton edhe Çlirimin

28/11/2014 00:00

Ashtu si në gjithë vendin dhe në Shodër është festuar 28 Nëntori, Dita e
Pavarësisë, por ndërkohë të djathtët kanë  kujtuar dhe festuar sot dhe
ditën e Çlirimit të vendit duke vëndosur kurora me lule tek Varrezat e
Dëshmorëve.

Festimet për 102-vjetorin e Pavarësisë kanë nisur që në orët e mengjesit, ku rruga kryesore e qytetit ishte zbukuruar me flamujt kuqezi.

Më pas para godinës së Bashkisë,Shkodër është ngritur flamuri në mënyrë simbolike nën ritmet e himnit kombëtar luajtur nga banda frymore e qytetit.

Më pas drejtuesit e djathtë lokal kanë vendosur kurore me lule pranë Varrezave të Deshmorëve, duke kujtuar sot në Ditën e Pavarësisë dhe Ditën e Çlirimit të vendit. Si gjithnjë të majtët dhe të djathtët vazhdojnë ta festojnjë të ndarë ditën e Çlirimit të vendit, ku për të djathtët çlirimi i vendit është data 28 Nëntor në të njënjtën ditë me shpalljen e Pavarësisë  ndërsa për të majtët çlirimi i vendit mbetet data 29 Nëntor.

Top Channel