Jessie J: Ende nuk kam rënë në dashuri

28/11/2014 00:00

Jessie J aktualisht është e lidhur me Luke James, por kjo nuk do të thotë që është e dashuruar me të. Vetë këngëtarja britanike, e cila do të japë një koncert në Tiranë në datën 29 nëntor, tha në një intervistë për revistën ‘Glamour’ se ende nuk “ka rënë brenda”.

“A jam e dashuruar? Po punoj për këtë. Nuk dua të dukem e keqe, por ende nuk kam rënë në dashuri. Le të themi që po mësoj si të bie”, u shpreh 26-vjeçarja.

Kur u pyet se çfarë duhej që ajo të dashurojë dikë, Jessie J tha se ka nevojë për dikë që të jetë “budalla” me të: “Të jesh i dashuruar është të sillesh me dikë njësoj sikur të ishe vetëm.”

FOTO GALERI
1/2

Top Channel