‘Dhurata’ për Mancini-n mban emrin Van Persie

28/11/2014 00:00

‘Dhurata’ e parë për Roberto Mancinin mban emrin Robin Van Persie. Sipas mediave britanike, sulmuesi holandez i Manchester United është dëshira e madhe e trajnerit të ri të Interit, por transferimi mund të finalizohet vetëm në fund të sezonit, atëherë kur Van Perie i mbetet vetëm një vit kontratë me “Djajtë”.

Megjithatë vështirësitë financiare janë të mëdha. Nëse do të vazhdojë të qendrojë tek United, Van Persie do të përfitojë 10 milion paund bonus, ashtu sikundër është e nënshkruar në kontratën që e transferoi atë nga Arsenal drejt Manchesterit.

Por aventura zikaltër mund ta tundojë, edhe për shkak se në Angli nuk janë të paktë ata që nuk e duan rinovimin e tij, nisur nga problemet fizike që kanë shoqëruar këtë sezon sulmuesin që e kanë mbajtur me një rendiment shumë më poshtë pritshmërive; vetëm 3 gola të shënuar deri më tani në këtë kampionat.

Qershori është larg dhe Mancini është në kërkim të përforcimeve që në janar. Një emër është mesfushori i Gallatasarajit, Selcuk Inan, që trajneri italian e ka stërvitur vetë, por edhe këtu Interi duhet të bëjë kujdes nga konkurrenca e Evertonit dhe Leicesterit.

Top Channel