Tiranë, festa e vakët e Pavarësisë

28/11/2014 00:00

Atmosfera e festave duket se nuk është ndierë në kryeqytet njëlloj si në
Vlorë. Qyetarët e Tiranës janë shprehur të zhgënjyer lidhur me mungesën
e organizimeve në këto ditë festash, të cilat janë dhe pushim për ta.

Bashkia e Tiranes eshte kujdesur te vendose flamuj pergjate bulevardit ‘Deshmoret e Kombit’, si dhe te improvizoje muzeun virtual.

Qytetaret nuk i gezon aspak ndasi e forcave politike per  keto festa me rendesi kombetare.

Por ne fakt edhe qyetaret e kryeqytetit jane treguar paska indiferente ne kete 102 vjetor te ngritjes se flamurit, pasi jane te pakta ato familje qe jane kujdesur qe ne ballkonet apo dritaret e shtepive te tyre te valevitej flamuri shqiptar, ndryshe nga 100-vjetori i shpalljes se Pavaresise ku kryeqyteti ishte skuqur i teri nga flamujt qe valeviteshin.

 

Top Channel