Kur drejtësinë e bëjnë masat

28/11/2014 00:00

Kur drejtësinë e bëjnë masat, ajo gjithmonë është më e ashpër dhe fshikulluese. Këtë fat pësoi edhe një 27-vjeçar kilen, që grabiti nën kërcënimin e thikës një pensionist.

Ngjarja ka ndodhur në kryeqytetin e Kilit, Santiago. 27-vjeçari në mes të ditës kërcënoi me thikë dhe më pas grabiti paratë e një pensionisti.

Veprimi i tij nuk u prit mirë nga dëshmitarët e ngjarjes të cilët pasi ‘e arrestuan’ vendosën t’i bëjnë edhe gjyqin publik, pa pritur që më parë të mbërrinin forcat e policisë.

Ata e zhveshën dhe më pas e lidhën me ngjitës në shtyllën e një llampe ndriçimi. E për të çuar deri në fund përdhosjen e keqbërësit, e gjithë skena është filmuar.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel