Kristina Pimenova është vetëm 9 vjeç, por ka një karrierë të gjatë si modele, 315 000 ndjekës në Instagram, 2 120 000 “like” në Facebook dhe konsiderohet si vajza më e bukur në botë.

Rrjetet sociale menaxhohen nga nëna e saj ish-modele, e cila kritikohet shumë në Rusi për faktin se mes komenteve që i dërgojnë vogëlushes gjen burra që i lavdërojnë “këmbët e gjata”.

Kritikët thonë se fotot e Kristinës me funde shumë të shkurtra po tërheqin pedofilët. Gjithashtu, ata thonë se vajza është shumë e vogël për një vëmendje kaq të madhe.

Kristina, vajza e ish-futbollistit Rusian Pimenov, i cili ka luajtur me Rusinë Botërorin e vitit 2002, është bërë modele që kur ishte 3 vjeç.

Top Channel