102-vjetori i shpalljes së Pavarësisë dhe 70-vjetori i Çlirimit të vendit janë festuar në një mënyrë krejt të veçantë në shkollën 9-vjeçare “Vasil Shanto”.

Nxënësit e kësaj shkolle kanë zgjedhur si uniformë veshjet tradicionale shqiptare.

Drejtoresha e shkollës, zonja Mimoza Hamza, tha se kjo është vetëm një nga nismat e shumta të kësaj shkolle, për të ruajtuar dhe trashëguar vlerat kombëtare.

* Hysen Pulaku shpallet kampion Europe në kampionatin për të rinjtë në Qipro, në sportin e peshëngritjes.

Gjatë kompeticionit të zhvilluar në Qipro, Pulaku doli më i miri në Europë në peshën 85 kg në shtytje, ndërkohë mori medalje edhe në shkëputje e dygarësh, duke bërë krenarë shqiptarët e duke valëvitur sërish flamurin kuqezi.

Hysen Pulaku vazhdon suksesin për Shqipërinë, të nisur nga kampioni i Botës në peshëngritje, Daniel Godelli, dhe kampiones së botës Romela Begaj.

* Djem dhe vajza kundër dhunës ndaj grave. Në ditët që sensibilizojnë për më shumë respekt ndaj grave, edhe meshkujt janë angazhuar në një mënyrë thelbësore.

Nuk ka më diferenca dhe të gjithë bashkë rreshtohen në anën e kundërt të dhunës. Mesazhi është i qartë, t’i duam gratë!

* Alfred Biçiku është nga ata njerëz, që nuk ndalon kurrë së vrapuari. Pasioni i tij janë maratonat, e ndër të cilat edhe ajo e Athinës, ku ditë më parë morën pjesë 13 mijë veta nga e gjithë bota.

Në studion e “Pasdite në TCH”, Alfredi tregoi për ëndrrën e tij sportive, të mirat që i sjell shëndetit dhe projektet në vazhdim.

Top Channel