Futbollisti i Realit nis karrierën muzikore

28/11/2014 00:00

Një futbollist i Real Madrid do të nisë së shpejti karrierën muzikore.

Bëhet fjalë për Jese Rodriguez, i cili po rekuperohet nga një dëmtim në gju dhe ndërkohë ka vendosur të nisë karrierën muzikore “solo” me emrin e artit “Jey M” pas shpërbërjes së grupit Big Flow.

Me anë të një mesazhi në rrjetet sociale, sulmuesi spanjoll i Real Madrid tha: “Në vitin 2015 do të nxjerr këngë të miat si solist, në bashkëpunim me producentë dhe artistë të mëdhenj. Emri im muzikor do të jetë Jey M.”

21-vjeçari Jese Rodriguez ka formuar dyshen e Real Madrid Castilla së bashku me Alvaro Moratën para se të bashkohej me skuadrën e parë të madrilenëve në sezonin 2011-2012.

Sezonin e kaluar ai luajti 18 ndeshje dhe shënoi 5 gola në kampionatin spanjoll, por një dëmtim në ligamentin e gjurit të djathtë në muajin mars gjatë ndeshjes së 1/16 të Champions League bëri që ky sulmues të mbyllte sezonin para kohe.

Top Channel