‘Ana e errët’ e De Niro-s, droga, alkooli dhe seksi

28/11/2014 00:00

Është i famshëm për përjetësimin e disa personazheve në ekranin e madh, por përveç një martese të shkurtër të përfunduar që në vitin 1979, pak dihet për jetën personale, të cilën e ka mbajtur për vite me radhë jashtë vëmendjes së publikut aq mirë, sa edhe miqtë e bashkëpunëtorët e tij kur pyeteshin deklaronin ‘se nuk dinin asgjë’.

Robert De Niro është një emër që do të mbahet mend gjatë, por pas këtij emri dhe imazhit ‘prej të turpshmi’ në jetën e përditëshme, fshihen histori abuzimi me drogën, alkoolin dhe një sjellje shpesh jo e denjë me femrat.

Këtë rrëfen në librin biografik për aktorin skenaristi hollivudian, Shawn Levy. Ai thotë se në kulmin e famës, kur kishte pushtuar botën me filmat si “Raging Bull” dhe “The Deer Hunter”, jeta personale e De Niro-s rrëshqiti në një abuzim me kokainën dhe alkoolin. Që të dyja këto e bënë mik me komedianin John Belushi, i cili prej tyre pasoi edhe atë fund tragjik që të gjithë e dinë.

De Niro ka qenë atje atë natë, kur ‘i pangopur’ nga kokaina, John Belushi konsumonte heroinë, madje De Niro një moment kur Belushi ishte përplasur pa ndjenja është tunduar më fort nga ‘mielli i bardhë’ mbi tavolinë se sa nga kujdesi për të parë gjendjen e mikut të tij dhe pasi e ka konsumuar atë më pas është larguar.

Të nesërmen, kur i thanë që John Belushi kishte vdekur për shkak të mbidozës së konsumuar, shpërtheu në lot.

Sa i përket lidhjeve të tij, në vitin 1976 i dha fund martesës së parë me aktoren Diahnne Abbott dhe për këtë fajësoi presionin e famës. Por në libër Levy thotë se fundi i martesës ishte për shkak se De Niro dëshironte një marrëdhënie që të mos e pengonte për të patur njohje të reja dhe me këtë parim eci më pas në gjithë jetën e tij.

Në libër thuhet se pas fundit të martesës, në vitet e errta në fillim të viteve ’80, u përfol për një lidhje me aktoren Bette Midler, kur ajo ishte ende pa martuar, por numri ishte shumë më i madh.

Njëra prej lidhjeve të aktorit që do të merrte pak famë ishte ajo me këngëtaren me ngjyrë Helena Springs. Më vonë ajo do të rrëfente se si De Niro e kishte ndjekur një ditë me makinën e tij nëpër Los Anxheles për ta ftuar për të ngrënë darkë.

Springs pretendon se abortoi shtatzëninë e parë me De Niro-n dhe të dytën vendosi që ta mbajë. Këtu nisi zënka me aktorin që i kërkonte ta abortonte. Kur këngëtarja lindi vajzë De Niro i dha 50 mijë dollarë, por refuzoi të kryente analizat për të vërtetuar atësinë nga frika se pas kësaj ajo do t’i kërkonte gjithnjë e më shumë para.

10 vite më vonë, Springs paditi De Niro-n se nuk po e mbështeste në rritjen e vajzës së tyre dhe aktori u paraqit për të bërë analizat e ADN-së, ku rezultoi se nuk ishte ai babai i vajzës.

“Pas kësaj në vitet ’90 De Niro do të shoqërohej me Naomi Campbell, në atë kohë ende pa mbushur 20 vjeç dhe e sapondarë nga Mike Tyson, për të vazhduar me tw ndjerën Whitney Houston dhe modelen Veronica Webb dhe ‘me raste’ edhe me Uma Thurman”, shkruan Levy në librin e tij.

Në vitin 1997 martohet me Grace Hightower, një modele dhe ish-stjuardesë , por sërish kjo nuk e ka penguar që të shkojë me femra të tjera, madje në 1998 u mor në pyetje nga policia franceze për mundësinë e përfshirjes së tij në një rrjet prostitucioni.

Njëra prej vajzave të përfshira në hetim, një pornostare britanike deklaroi se kishte kryer marrëdhënie me aktorin. Vetë De Niro para policisë nuk mohoi faktin se kishte kryer marrëdhënie me të, por mohoi ta kishte paguar ndonjëherë.

Shawn Levy thotë se pavarësisht paqendrueshmërisë në jetën personale, kur bëhej fjalë për karrierën, ajo vihej gjithmonë në radhë të parë, ndërsa për dështimin e aktorit për të krijuar një familje, autori i biografisë fajëson fëmijërinë e vështirë të tij, të rritur nga nëna që u nda nga i ati dhe më pas ndryshoi disa herë lidhjet.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel