Arrestohet drejtori i OSHEE në Lushnje

28/11/2014 00:00

Pas shoqërimit mbrëmjen e së enjtes në Policinë e Qarkut Fier, këta të fundit njoftuan të premten rreth orës 15 arrestimin e drejtorit të OSHEE në Lushnje, Dine Aliaj.

Arrestimi i tij u bë për shkak se në matësin e shtëpisë dhe atë të lokalit të tij privat janë konstatuar ndërhyrje, duke ulur harxhimin real të energjisë. Këto ndërhyjre, sipas policisë, janë provuar në laboratorin teknik nga ana e specialistëve të OSHEE dhe specilistëve të krimit ekonomik, në Policinë e Fierit.

Veç kësaj, Aliaj ishte debitor prej disa vitesh, me një shumë prej 1.6 milionë lekë, të cilat i detyrohej ndërmarrjes së OSHEE.

Një tjetër akuzë që rëndon mbi Aliajn është ajo e shpërdorimit të detyrës. Ky është drejtuesi i dytë në institucionet e Lushnjes, i cili vihet nën pranga, pas arrestimit të shefes së Arsimit një javë më parë.

Top Channel