Nigeri, vazhdojnë sulmet kamikaze, reagon presidenti

29/11/2014 00:00

Nigeria vazhdon të jetë e pushtuar nga kaosi dhe nga sulmet e shumta vdekjeprurëse që çdo ditë po i marrin jetën me dhjetra e qindra njerëzve të pafajshëm.

Një xhami është sulmuar gjatë ditë së premte, ku me dhjetra persona kanë mbetur të vdekur, ndërsa sipas zyrtarëve vendas mbi 400 të tjera janë plagosur. Autoritetet vendase fajësojnë për sulmet militantët e Boko Haram, megjithëse këta të fundit, në asnjë nga sulmet e ditëve të fundit nuk kanë pranuar autorësinë e tyre.

Presidenti i Nigerisë reagoi ashpër gjatë së premtes, menjëherë pas sulmi në xhami, duke premtuar se ‘nuk do të lë asnjë gurë pa lëvizur’ deri në gjetjen e autorëve. Goodluck Jonathan i kërkoi vendit për t’u përballur me armikun e përbashkët, duke iu referuar terroristëve të Boko Haram, të cilët kërkojnë të krijojnë Shtetin Islamik.

Forcat nigeriane të sigurisë thanë të premten se kishin arritur të  eliminonin një sulm në qytetin verior të Maiduguri, duke çaktivizuar 6 bomba të vendosura pranë një xhamie.

Që prej vitin 2009, Boko Haram është kthyer në tmerrin e popullsisë nigeriane, duke vrarë e masakruar më shumë se 2000 njerëz vetëm gjatë vitit të fundit.

Top Channel