“Sulmet ajrore ndaj ISIS, asnjë efekt”

29/11/2014 00:00

Fushata dymujore e sulmeve nga ajri të udhëhequra nga Shtetet e
Bashkuara kundër bazave dhe militantëve të ISIS-it në Siri dhe Irak nuk
ka dobësuar aspak xhihadistët.

Ky është përfundimi në të cilin mbërrijnë autoritetet e presidentit Basha al-Assad në Siri. Ministri i Jashtëm, Ëalid al-Moualem tha për një televizion libanez se e vetmja mënyrë për të dobësuar ISIS-in është përforcimi i kontrollit kufitar nga Turqia për të ndaluar rekrutimet e reja xhihadiste.

Ai tha gjithashtu se plani i Turqisë për vendosjen e një zone ndalim fluturimi në veri të Sirisë, ‘de facto’ është një ndarje e territorit sirian.

“Të gjitha të dhënat tregojnë se sot, pas dy muajsh sulmesh ajrore të koalicionit ndërkombëtar, ISIS nuk është më i dobët. Nëse Këshilli i Sigurimit dhe Uashingtoni nuk detyrojnë Turqinë që të forcojë kontrollet kufitare, këto aksione nuk do të eliminojnë ISIS-in”, deklaroi ai.

Siria dhe Turqia ndajnë një vijë kufitare me një gjatësi prej 900 kilometra. Siria dhe disa vende të tjera akuzojnë Ankaranë se në përpjekje për të rrëzuar Basha al-Assad po mbështet tërthorazi ekstremistët, por Turqia mohon akuza të tilla.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët prej 2 muajsh janë angazhuar në sulme ajrore si në Siri ashtu edhe në Irak kundër militantëve ekstremistë, por megjithatë forcat opozitare të mbështetura nga Uashingtoni dhe Perëndimi vazhdojnë të humbasin terren si ndaj ISIS ashtu edhe ndaj ushtrisë qeveritare.

Top Channel