Putin: Amerikanët janë njerëz të talentuar, të mësojmë prej tyre

29/11/2014 00:00

Presidenti rus hodhi poshtë propozimin e një grupi deputetësh radikalë që kërkonin kufizimin e filmave amerikanë që shfaqeshin në kinematë ruse, si reflektim i krizës në marrëdhëniet mes Moskës dhe Perëndimit.

Deputetë dhe pjesëtarë të organizatave radikale të shoqërisë hoqën dorë nga ideja e tyre pas prononcimit për herë të parë të presidentit Vladimir Putin për çështjen në fjalë.

“Do të ishte një gabim dhe një vendim jo i zgjuar që t’i mohojmë publikut tonë të mirat që dëshirojnë, nga të cilat mund të përfitojnë. Amerikanët janë njerëz të talentuar dhe të suksesshëm dhe ne kemi shumë për të mësuar prej tyre”, deklaroi Putin në një forum të Frontit Popullor Rus.

Deklarata e Putin u mirëprit nga prodhuesit më të mëdhenj të filmave në Hollywood. Filmat hollivudianë janë gjërësisht të përhapur në Rusi. Për këtë vit, nga 20 filmat që kanë arkëtuar më shumë të ardhura, 18 janë prodhime amerikane dhe vetëm dy prodhime vendase.

Top Channel