Paradë ushtarake për 70-vjetorin e Çlirimit

29/11/2014 00:00

Në Ministrinë e Mbrojtjes u zhvillua një paradë ushtarake me rastin e 70-vjetorit të Çlirimit.

Në këtë paradë kanë qenë të pranishëm krerët më të lartë të shtetit, Presidenti i Republikës, Kryeministri Edi Rama, kryetari i Kuvendit Ilir Meta si dhe zyrtarë të tjerë. Po ashtu të pranishëm kanë qenë shumë qytetarët.

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli u shpreh se në 29 Nëntor u shkrua një fletë e lavdishme në historinë e Shqipërisë.

Top Channel