Shia LaBeouf: Më përdhunuan!

29/11/2014 00:00

Si një ndër aktorët më në zë të Hollywood-it dhe i frymëzuar nga përditshmëria, vendosi të jetësojë projektin artistik ‘I Am Sorry’, ku për orë të tëra qendronte me qese letre në kokë në pritje të vizitorëve, por jo gjithçka shkoi sipas parashikimeve dhe dikush e ka parë si mundësi për të përfituar.

Aktori Shia LaBeouf deklaroi në një intervistë për revistën “Dazen” se gjatë performancës së tij artistike “I am Sorry” në Los Anxheles në muajin shkurt, një grua i është afruar, e ka zhveshur dhe më pas e ka përdhunuar, ndërkohë që një person që e shoqëronte qendronte tek dera.

“Një grua erdhi bashkë me të dashurin e saj, i cili qendroi jashtë kur gjithçka ndodhi. Gruaja më përdhunoi për më shumë se 10 minuta dhe më pas u largua”, thotë ai.

Projekti artistik “I am sorry” konsistonte në vendosjen prej aktorit të një qeseje letre mbi kokë me mbishkrimin “I not famous anymore” dhe qendrimin ulur për orë me radhë për vizitorët.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel