Lushnjë, homazhe te Varrezat e Dëshmorëve

29/11/2014 00:00

Ministrja e Zhvilllimit të Territorit dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni
dhe deputetet e Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, Erjon Braçe dhe Arben
Çuko zgjodhen të ishin në Lushnjë për festen e 70- vjetorit të Çlirimit
të Shqipërisë.

Ata bene homazhe dhe vendosen kurora me lule ne Varrezat e Deshmoreve si dhe vizituan muzeun e rrethit.
 
Fillimisht ata u ndalen ne pavionet e muzeut, ku per here te pare jane çelur pavioni i te perndjekurve politike dhe ai i arsimit.

Ndersa mesazhet per luften e popullit shqiptar i dhane ne Varrezat e Deshmoreve.
 
Ne fjalen e saj ministrja Eglantina Gjermeni theksoi se fale luftes qe bene deshmoret e ketij vendi sot  jemi te gjithe bashke per te treguar se Shqiperia eshte demokratike dhe Evropiane.

Ndersa kreu i grupit parlamentar te Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, theksoi se Partia Socialiste nuk do te rreshte kurre se respektuari historine dhe luften e pupulit shqiptar.

Sipas tij, eshte paradoks qe disa e cilesojne Luften Nacional Çlirimtare si lufte civile apo gjoja s’ka pasur lufte fare.

Top Channel