Berat, nderohen të rënët për liri

29/11/2014 00:00

Të rënët për lirinë e atdheut janë nderuar sot me një ceremoni të organizuar në varrezat e dëshmorëve të Beratit.

Kreu i Bashkisë së Beratit, Fadil Nasufi ka thesksuar se në këtë datë të shënuar ne përkujtojm 70-vjetorin e Çlirimit duke respektuar gjakun e atyre që u derdh për të çliruar vendin nga okupatorët fashisëtë e gjermanë.

Ndërsa deputeti socialist Eduart Shalsi ka theksuar se kjo ditë duhet të jetë ditë bashkimi për gjith popullin, i cili fali bijët e bija tij më të mirë në luftën për çlirimin e vendit.

Pavarësisht nga ceremonitë rutinë që behen në këto ditë të shënuara festash Berati është një nga qytet që vuan mungesën e Muzeut Historik, i cili për më shumë ka ngelur në memorjen e brezave që dalëngadalë po shuhen.

Top Channel