Shkodër, kurora me lule te ‘5 Heronjtë e Vigut’

29/11/2014 00:00

Shkodra, qyteti i cili u çlirua i fundit ka kujtuar Ditën e Çlirimit
duke vendosur kurora me lule tek monumenti i 5 Heronjve te Vigut.

Ky monument pas disa lëvizjeve tashme është vendosur në rrethrrotullimin e rrugës nacionale Shkodër-Hani i Hotit.
 
Si çdo vit kanë qënë të majtët dhe veteranët e Luftës Nacional Çlirimtare që kanë përkujtuar ditën e 29 Nëntorit, si ditën  e Çlirimit duke vendosur kurora me lule pranë monumentit dhe Varrezave të Dëshmorëve.

Ndërkohë, përtej atmosferës festive të Ditës së Çlirimit, Bashkia e
Shkodrës ka listuar tek dëshmorët e Luftës Nacional Çlirimtare, pranë
varrezave të dëshmorëve të qytetit, emrat e mëdhenj të Rilindjes,
realizmit dhe të pavarësisë që ka nxjerrë Shkodra si Luigj Gurakuqi,
Migjeni dhe Pashko Vasa.

Që në kohën kur janë ndërtuar varrezat e
dëshmorëve, prej dekadash regjimi komunist i kishte bashkuar ato me
patriotët dhe shkrimtarët e Rilindjes në kontekstin e festimeve të
përbashkëta të Pavarësisë dhe Çlirimit 28-29 Nëntor.

Por gafa e
Bashkisë Shkodër qëndron në faktin se në varrezat e dëshmorve, ku është
afishuar lista me emrat e tyre, emrat e Migjenit, Pashko Vasës dhe Luigj
Gurakuqit janë futur si dëshmorë të Luftës Nacional Çlirimtare. 

Top Channel