Çmimi i naftës në pikiatë

29/11/2014 00:00

Çmimi i naftës në tregun ndërkombëtar vazhdon pikiatën e tij. Këtë herë
vlera e një fuçie ra me 5 dollarë brenda ditës, duke e çuar çmimin e një
fuçie në vetëm 68 dollarë.

Renia drastike erdhi menjehere pasi shtetet anetare te OPEC-ut vendosen te mos e reduktonin sasine e prodhimit te naftes, ndonese vendimi u kundershtua fuqishem nga Irani dhe Nigeria. Sipas ketyre te fundit eshte i domosdoshem ndalimi i prodhimit te arit te zi, pasi ulja e çmimit rendon drejtperdrejt ne ekonomine e tyre.

Ne kete kohe luhatja e çmimit te naftes ka vene ne levizje shume qeveri boterore, si edhe ka rritur ambicjen per te hartuar strategji te reja te cilat duhet te balancojne tregun.  

Shtetet e Bashkuara thuajse e kane dyfishuar prodhimin e tyre dhe kjo eshte pare si nje kercenim per Lindjen. Por nga ana tjeter Qeveria e emirateve te Bashkuara e cilesoi zhvleresimin e naftes qe vjen nga Lindja si te perkohshme, gje e cila eshte perkthyer nga ekspertet e fushes -si nje politike e mire per te ruajtur dhe mos trembur klientet e tyre.

Mirepo nga gjithe kjo lufte per arin e zi, duket se Rusia eshte ajo e cila po vuan pasojat me te renda pasi vendi e siguron pjesen me te madhe te buxhetit nga gazi natyror dhe nafta. Zyrtare nga qeveria e Moskes pohuan se vendi deri me tani ka pesuar nje humbje prej 40 miliardë dollaresh. Megjithate vendimi i OPEC-ut per te mos kufizuar sasine e prodhimit te naftes, do te zbatohet fillimisht vetem ne 5 muajt e ardhshem. E nese grafiku i cmimit te naftes do te vazhdoje te bjere, organizata e vendeve eksportuese te arit te zi pritet te zhvilloje nje takim te rradhes per te menaxhuar situaten.

Top Channel