Flamuri shqiptar në bashkinë e Londrës

29/11/2014 00:00

Flamuri shqiptar eshte valvitur per here te pare ne nje insistucion
shteteror britanik. Me rastin e festave kombetare, ne lagjen Barking, ne
lindje te Londres, lagjes ku banojne me se shumti shqiptaret e
Britanise, u ngrit flamauri shqiptar ne nje ceremoni zyrtare dhe ne nje
atmosfere mjaft festive.

E organizuar nga nje prej shoqatave me te medha dhe me aktive te komunitetit shqiptare ne Britani,” Shpresa Programme”, bashkia e Barking dha lejen per nje ceremoni te tille zyrtare.
 
Pas atmosferes mjaft festive ne ambientin dhe sheshin perpara Bashkise, me pas ne nje takim ne sallen e mbledhjeve te Bashkise, ku morren pjese ambasadoret e Shqiperise dhe Kosoves ne Londer dhe perfaqesues te shoqatave te ndryshme shqiptare ne Britani, shqiptare te Londres dhe te rinj e te reja  festuan festat kombetare e cila kulmoj me ngritjen ceremoniale te flamurit shqiptar.

Duke folur per Top Channel, nje nga drejtueset e “Shpresa Programme”, Flutura Bara, shpjegon se perse u ngrit flamuri ne kete Bashki te kryeqytetit britanik.
 
“Kjo eshte hera e pare qe ne Mbreterine e Bashkuar ne nje institucion shteteror, ne nje minibashki, ngrihet flamuri shqiptar. Jemi shume te gezuar. Falenderojme autoritetet lokale qe na japin mundesine qe te mesojme gjuhen shqipe dhe te festojme festat tona kombetare. Eshte nje popullsi e konsiderueshme e shqiptareve ketu dhe festojme siç e festojne ne gjithë Shqiperine, Kosove dhe te gjitha vendet ku flitet shqip. Gezuar festen!” uron Bara.

Kete vit zyrtarisht Ambasada shqiptare ne Londer organizoi nje pritje me trupin diplomatik dhe bashkatdhetaret, pas koncertit “Notes on Albania”, te disa prej artisteve te njohur shqiptarë dite me pare ne Londer.

Nderkohe Komuniteti Shqiptar si gjithmone ka organizuar aktivitete dhe mbremje te ndryshme me rastin e festave kombetare ne qytete te ndryshme ne Britanise, siç ishte edhe ngritja perpara Bashkise se Barking ne kryeqytet e flamurit shqiptar per here te pare nga nje institucion shteteror britanik.
 

Top Channel