70-vjetori i Çlirimit, çelet ekspozita “Këndvështrime”

29/11/2014 00:00

Plot 52 punime të artistëve shqiptarë u përfshinë në ekspozitën e çelur pasditen e kësaj të shtune në ambientet e Kryeministrisë, aktivitet i mbajtur me rastin e 70-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë.

Ekspozita, e cila do të qëndrojë e hapur për publikun deri në datën 5 dhjetor, ka si kurator artistët Artan Shabani dhe Fani Zguro.

Gjatë aktivitetit, ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro tha se historinë e bashkon kujtesa, ndërkohë që kjo ekspozitë, sipas saj, është një ftesë për t’iu afruar historisë nëpërmjet këndvështrimit arstistik në kohë të ndryshme.

Në pjesën e parë, mes punimeve të prezantuara, tregohet Lufta Nacional Çlirimtare sipas mënyrës se si u pa ajo gjatë viteve që e pasuan.

Në pjesën tjetër, ekspozita fokusohet te veprat e artistëve shqiptarë, por edhe të huajt e pas viteve 1990, si një ballafaqim me veprat artistike të pjesës së parë.

Top Channel